Refuzoi Shqipërinë, injorohet nga Zvicra

Refuzoi Shqipërinë, injorohet nga Zvicra

Futbollisti nga Prizreni, Shani Tarashaj, i cili kishte refuzuar Shqipërinë për të zgjedhur Zvicrën, është “injoruar” nga përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviç.

Anëtari i Evertonit, i huazuar tek Eintracht Frankfurt në Bundesligë, është lënë jashtë listës së përfaqësueses së Zvicrës për ndeshjen ndaj Letonisë që zhvillohet më 25 mars.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka publikuar sot listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen e radhës kualifikuese për kampionatin botëror 2018.

Në listë janë përfshirë pesë futbollistë shqiptarë: Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. /Insajderi.com