Refuzohet ankesa e revistës në lidhje me fotografinë e Karte Middleton

Refuzohet ankesa e revistës në lidhje me fotografinë e Karte Middleton

Është refuzuar ankesa e revistës franceze “Closer” kundër aktgjykimit me të cilin është dënuar me gjobë të madhe për shkak të publikimit të fotografive të Kate Middelton, dukeshës së Kembrixhit, gjysmë të zhveshur.

Gjykata në Versaj e ka konfirmuar aktgjykimin e shqiptuar për kryeredaktoren e revistës dhe drejtorin e Grupit Mondadori, në pronësi të cilit është “Closer”, i cili është përgjegjës për këtë incident, dhe duhet të paguajnë të dytë nga 45.000 euro.

Dy fotografë gjithashtu janë dënuar me gjobë prej nga 10.000 euro, edhe pse gjysma e shumës është me kusht.

Gjykatësit gjithashtu kanë konfirmuar se të katër të akuzuar duhet gjithsej të paguajnë 100.000 euro dëmshpërblim për Kate dhe bashkëshortin e saj, princin William.

“Colser” në shtator 2012 ka publikuar fotografitë të cilat paraqesin Kate dhe William se si rreziten në ballkonin e një prone luksoze në Luberon në jug të Francës.

Dukesha ishte në toples.

Menjëherë pas publikimit të këtyre fotografive, Kate dhe William arritën ta ndalojnë shpërndarjen e fotografive dhe publikimin e mëtutjeshëm, ndërsa gazetën e paditën./Insajderi.com.