Refugjatët sirian refuzojnë Kosovën

Refugjatët sirian refuzojnë Kosovën

Presidentja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të hap dyert për refugjatët sirian,  por Shoqata e Refugjatëve të Sirisë ka reaguar duke dërguar një letër falënderimi për këtë ofertë.

“Megjithatë, e nderuara presidente e Kosovës, ju kërkojmë falje që duhet të refuzojmë ftesën tuaj për të ardhur të jetojmë në Kosovë, përkundër gjendjes tragjike që kemi në Siri. Rruga jonë është Evropa”, thuhet në hyrjen e letrës së SHRS-së, përkatësisht grupit “Transit: Preshevë-Hungari”,

Në letrën e tyre, të nënshkruar nga 2 mijë refugjatë sirian të moshave dhe gjinive të ndryshme, kanë përmendur edhe arsyet e këtij refuzimi. Letra i është dërguar presidentes Atifete Jahjaga, e cila sipas raportimit të medias “Spy-journalism”, ka kërkuar hapjen e Kosovës ndaj refugjatëve sirian.

“Jemi të bindur se mikpritja juaj do të jetë e mrekullueshme, pasi kemi pasur rastin ta njohim traditën tuaj nëpërmjet qindra kosovarëve që kanë ardhur në Siri viteve të fundit për të luftuar. Ne jemi mirënjohës ndaj këtyre kosovarëve dhe shtetit tuaj për kontributin e kësaj gjendje në të cilën jemi, edhe pse gjërat së fundmi janë përkeqësuar”, thuhet në letrën e tyre të sigurar nga Kukunews.

Refugjatët sirian megjithatë kanë shprehur optimizmin për rrugën evropiane të dy popujve.

“Përkundër faktit se ne nuk mund të vijmë në vendin tuaj, pasi që synimi ynë është Evropa, besojmë se takimi ynë është Evropa. Ne jemi të lumtur dhe besojmë që do ta ndjejmë mikpritjen në kampet e emigrantëve ku tashmë kemi dëgjuar se aty janë mijëra kosovar”, thuhet në fund të letrës.

Shihemi në Evropë!
Me shumë dashuri nga:
Shoqata e Refugjatëve të Sirisë
Grupimi “Transit: Preshevë-Hungari”