Shumica e referëve më tepër do të preferonin të kalonin një pasdite në karrigen e dentistit sesa të shihnin emrin e tyre në ballina të gazetave. Në botën e tyre, anonimiteti në" />

Referja dëshiron të shikohet loja e jo ajo

Referja dëshiron të shikohet loja e jo ajo

Shumica e referëve më tepër do të preferonin të kalonin një pasdite në karrigen e dentistit sesa të shihnin emrin e tyre në ballina të gazetave. Në botën e tyre, anonimiteti nënkupton se është bërë puna mirë.

Kështu që duhet t’i falet Bibiana Steinhausit kur rrotullon sytë derisa mendon se sa herë emri i saj është përmendur në lajme të futbollit, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ishte një ndeshje e meshkujve që e referoi shtatë vjet më parë kur një lojtar aksidentalisht ia preku gjoksin.

Ishte një kohë në vitin 2014 kur Pep Guardiola, trajneri i Bayern Muenchenit atëbotë, aksidentalisht vuri dorën në të – fillimisht në zemërim, e më pas duke kërkuar falje – derisa ajo po bënte punën e referit të katërt.

Ishte një ndeshje e Kupës së Gjermanisë, këtë verë, kur Franck Ribery në shaka ia kishte zgjidhur lidhësen e këpucëve para një gjuajtjeje të lirë.

Steinhaus 38-vjeçare, kishte shmangur me mençuri këto momente kur ndodhën, por për zemërimin e saj, secili incident ishte kapur në video, dhe secili kishte bërë bujë.

“Unë punoj fort për 20 vjet dhe bëhem e famshme për ato gjëra?” thotë Steinhaus.