BE: Referendumi do të çojë në pezullimin negociatave me Turqinë

BE: Referendumi do të çojë në pezullimin negociatave me Turqinë

Raportuesi në Parlamentin Evropian për Turqinë, Kati Piri ka dalë me një deklaratë të shkruar rreth rezultateve të referendumit.

“Është një ditë e trishtuar për të gjithë demokratët në Turqi”, thuhet në këtë deklaratë, raporton Insajderi.

Sipas raportuesit në Parlament Evropian, referendumi është mbajtur në një mjedis të padrejtë zgjedhor duke bërë që shumica e popullatës turke t’i japë Erdoganit autoritet të pakontrollueshëm duke e bërë Turqinë një shtet që vepron me sistem autoritar.

“Është e qartë që Bashkimi Evropian nuk mund ta pranojë një shtet me një kushtetutë që nuk respekton ndarjen e pushteteve të këtij vendi pa ndonjë mekanizëm kontrolli. Kjo do të çojë në pezullimin e negociatave me BE-në”, ka thënë Piri, raporton Insajderi.

Sipas tij, qëndrimi autokratik i Erdoganit polarizoi thellë shoqërinë turke dhe dëmtoi gjithashtu ekonomikë.

“Megjithatë fakti se afërsisht gjysma e atyre që kanë dalë në votime kanë votuar kundër ndryshimeve kushtetuese, tregojnë se në Turqi ka miliona njerëz që ndajnë vlera evropiane dhe zgjedhin një të ardhme ndryshe. BE nuk duhet t’i mbyllë dyert për këta njerëz”, ka thënë Piri në fund të deklaratës./Insajderi.com