Reçica: Kosova do të marrë përvojat e BE-së në fushën e punës

Reçica: Kosova do të marrë përvojat e BE-së në fushën e punës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, po qëndron në një vizitë zyrtare në Bullgari, ku po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë, “E ardhmja e Punës”, e cila po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, nën organizimin e Presidencës Bullgare të Bashkimit Evropian.

Gjatë punimeve të sotme të konferencës, u prezantuan dhe diskutuan tema të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen e punës dhe sfidat demografike, mosha e popullatës dhe implikimet për punësim drejt një shoqërie të shëndoshë dhe aktive për punë, si dhe lëvizja e punëtorëve brenda ose në vendet e Bashkimit Evropian.

“Përvojat dhe efektet e studimeve rreth punës dhe një shoqërie të shëndoshë në vendet e BE dhe më gjerë, neve si Kosovë na bëjnë të mësojmë dhe të identifikojmë mangësitë dhe përparësitë që ka vendi ynë në këtë temë jetike”, ka shkruar Reçica në faqen e tij zyrtare në Facebook.