Realit i kthehen tre lojtarë për ndeshjen në Cop del Rey

Realit i kthehen tre lojtarë për ndeshjen në Cop del Rey

Zinedine Zidane ka marrë lajme shumë të mira para ndeshjes me Fuenlabrada në Copa del Rey

Real Madrid të martën do të luaj ndeshjen e kthimit në Cop del Rey, pasi në Santiago Bernabeu do të pres skuadrën e Fuenlabrada.

Për këtë ndeshje trajneri Zidane do të ketë të gatshëm tre lojtarët që mungonin prej javësh, Gareth Bale, Mateo Kovacic dhe Keylor Navas.

Të tre pritet të kenë minuta në këtë ndeshje, për të qenë gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Athletic Bilbaos. /Express/