Realit e Atleticos i duhet “mrekullia” për ta arritur Barcelonën

Realit e Atleticos i duhet “mrekullia” për ta arritur Barcelonën

Real Madridi dhe Atletico Madridi, do të duhet ta bëjnë mrekullinë që ta arrijnë Barcelonën në La Liga.

Kjo pasi dy skuadrat mbrëmë u ndanë baras 0:0, në derbin e madh të Madridit të luajtur në “Wanda Metropolitano”, shkruan Insajderi.

Dallimi në pikë ishte i madh, derisa tani është bërë më i madh, në favor të Barcelonës.

Ky barazim pa gola, ku nuk munguan raste të shumta shënimi, bëri që blaugranët tani të udhëheqin me 10 pikë në krye të La Ligas.

Kjo diferencë në pikë, duket pothuaj e pamundur që të arrihet për kampionin e Spanjës Real Madrid, derisa një gjë të tillë, nuk e ka arritur asnjë skuadër në histori.

Barcelona e mposhti Leganes me rezultatin 3:0 të shtunën, duke e ngritur në 11 epërsinë e pikëve, kurse, tani katalanasit udhëheqin me 10 pikë më shumë, derisa dy rivalët e Madridit kanë pikë të njëjta.

Në pozitën e dytë, me 28 pikë renditet skuadra e Valencias, që ka 6 pikë më pak se Barcelona, derisa Reali e Atletico renditen në pozitën e tretë, respektivisht katërt.

Barcelona ka regjistruar 11 fitore dhe ka vetëm një barazim, duke shënuar 34 pikë nga gjithsej 36 të mundshmet deri tani në Primera Division.

Skuadra e Ernesto Valverdes poashtu ka shënuar më shumë gola se ndonjë skuadër tjetër e La Ligas (33), derisa ata kanë pranuar më pak gola (vetëm 4) se sa rivalët e tyre.

Kurse, Real Madridi ka pësuar 9 gola deri tani, derisa Atletico Madridi gjashtë. Ndërsa, Los Blancos kanë shënuar 22 herë, kurse Rojiblancos vetëm 16. /Insajderi