Reali “shkatërron” Barcelonën në shtëpinë e saj

Reali “shkatërron” Barcelonën në shtëpinë e saj

Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën 3:1 midis “Camp Nou”.

Real Madridi ka fituar betejën e parë në Superkupën e Spanjës, duke e mposhtur Barcelonën 3:1 në “Camp Nou”, në një ndeshje ku pati gjithçka, spektakël, polemika, gola dhe karton të kuq.

Ronaldo ishte protagonisti kryesor i “El Clasicos” së parë për Superkupën e Spanjës.

Hyri në lojë në minutën e 58-të, shënoi gol të bukur në atë të 80-të, derisa u përjashtua me të kuq në minutën e 82’të dhe nuk do të luajë në sfidën e kthimit në “Santiago Bernabeu” të mërkurën.

Golat tjerë për realin i shënuan Marco Asensio dhe autogol Pique, derisa për Barcelonën shënoi Leo Messi nga penaltia.