Reali ofron 90 milionë euro për yllin e Unitedit

Reali ofron 90 milionë euro për yllin e Unitedit

Real Madrid e ka shumë seriozisht transferimin e yllit të Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Drejtuesit e Real Madridit janë në kërkim të një anësori të majtë për sezonin e ardhshëm dhe tashmë e kanë përzgjedhur lojtarin e duhur.

Bëhet fjalë për francezin fantastik të Manchester Unitedit, Anthony Martial, i cili nuk pëlqehet shumë nga Jose Mourinho, shkruan The Mirror.

Për shërbimet e tij Reali ka bërë gati 90 milionë euro, 10 milionë më shumë se sa Unitedi pagoi dy vite më parë Monacon për shërbime tij.

Në rast se dështon Martial, atëherë në listën e Realit është edhe ylli i Chelseat, Eden Hazard. /Express/