Reali i Madridit rikthehet te fitorja në La Liga duke mposhtur në transfertë 1-4 Eibarin, në një ndeshje ku nuk e vuri në asnjë moment në diskutim fitoren.

Reali fiton dhe rimerr kryesimin

Reali fiton dhe rimerr kryesimin

Reali i Madridit rikthehet te fitorja në La Liga duke mposhtur në transfertë 1-4 Eibarin, në një ndeshje ku nuk e vuri në asnjë moment në diskutim fitoren.

Të besuarit e Zidane e mbyllën shpejt ndeshjen, teksa shënuar 3 gola që në 29 minutat e para. Dy gola Benzema e më pas Rodriguez vulosën suksesin e “Los Blancos”, që vinin në këtë transfertë nga barazimi dramatik 3-3 ndaj Las Palmas.

Në pjesën e dytë, Asensio e çoi në 0-4 rezultatin, ndërsa Pena shënoi golin e nderit për vendasit.

Me këtë fitore, Reali i Madridit rimerr kryesimin e La Liga-s me dy pikë më shumë se Barcelona e vendit të dytë.