Reali e dëshiron ish-yllin e Barcelonës për ta zëvendësuar Ronaldon

Reali e dëshiron ish-yllin e Barcelonës për ta zëvendësuar Ronaldon

Real Madridi duket se e ka gjetur zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos, dhe bëhet fjalë për një ish-yll nga rivali Barcelona.

Reali është duke kërkuar zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos, dhe klubi madrilen tashmë ka filluar bisedimet me Neymarin, raporton ‘Mundo Deportivo’

Sipas mediumit spanjoll, presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez, është takuar me babain e brazilianit në mënyrë që të negociohet kalimi i tij në “Santiago Bernabeu”.

Ylli brazilian u transferua në verë te Paris Saint-Germain, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Në 12 paraqitje me PSG-në në të gjitha garat, Neymar ka shënuar gjithsej 11 gola me klubin parisien. /Insajderi