Real Madridi sfidon Barcelonën për Dembelen

Real Madridi sfidon Barcelonën për Dembelen

Real i Madridit gjithashtu është futur në garë për të marrë Ousmane Dembele. Ose minimumi, po përpiqet të tundojë futbollistin. Lojtari, i cili ka braktisur stërvitjen te Borussia Dortmund, për të luajtur në krah të Leo Messi dhe Luis Suarez, duket se do të detyrojë gjermanët të pranojnë 90 milionë euro nga Barcelona, por duke përfituar nga “ngecja” e situatës, madrilenët kanë hyrë në garë.

90 milionë euro kushton futbollisti i talentuar i Borussia Dortmund, francezi Ousmane Dembele.

Florentino Perez është bërë gati të bëj një investim të madh, pas largimit të James Rodriguez dhe duke qenë se Kylian Mbappe po shkon drejt Paris SG, atëherë numri 1 i “Los Blancos” ka nisur të bëj sondazhe për Dembele, shkruan Telesport.

Perez mund të përfitojë nga fakti që marrëdhënia e tij me drejtuesit e Borussia është e shkëlqyer, krejt ndryshe nga ajo e gjermanëve me Barcelonën. Javën që vjen do të përcaktohet e ardhmja e 21-vjeçarit.