Real Madridi refuzohet për Donnarumman  

Real Madridi refuzohet për Donnarumman   

 

Real Madridi është refuzuar për Gianluigi Donnarumma, ndërsa ky i fundit është duke punuar që ta rinovojë kontratën me skuadrën e tij aktuale.

Portieri tani mund të nënshkruajë kontratë profesionale me klubin pasi ka mbushur moshën 18 vjeçare.

Agjenti i Donnarummas, Mino Raiola, nuk dëshiron të bisedojë me klubin pa u qartësuar puna e kompanisë Sino-Europe Sports që dëshiron ta blejë klubin.

Sipas asaj që shkruan gazeta, Corriere dello Sport, Rossonerët kanë refuzuar një ofertë të majme nga Real Madridi, që kërkojnë një zëvendësues të Keylor Navas.

Raiola kërkon së paku 3 milionë euro në sezon për Donnarumman duke i përshirë bonuset e tjera.

Real Madrid duket se nuk wshtw e kënaqur me portierin e saj aktual Keylor Navas./Insajderi.com