Real Madridi pa golat e Ramosit do të ishte në vendin e tretë  

13.03.2017 16:17
Real Madridi pa golat e Ramosit do të ishte në vendin e tretë   

 

Nëse Real Madrid është në krye të klasifikimit dhe në luftën për titullin kampion në La Liga, kjo ndodh edhe për meritë të Sergio Ramos. Qendërmbrojtësi ka arritur në kuotën e 7 golave në këtë sezon, i fundit ishte pikërisht ai ndaj Betis në Santiago Bernabeu.

Sipas statistikave të publikuara nga AS, Sergio Ramos i ka dhënë 9 pikë Realit të Madridit në këtë sezon në Spanjë. Pa golat e tij, Los Blancos do të ishin në vendin e tretë në klasifikim, 9 pikë larg Barcelonës dhe vetëm 1 pikë më shumë se Atletico Madrid.

Sergio Ramos e nisi sezonin që në ndeshjen me Sevillan për Superkupën e Evropës, duke shënuar golin që e çoi ndeshjen në kohë shtesë, ndërsa në kampionat, golin e parë e shënoi Kundër Osasunës në javën e tretë dhe ishte i vetmi që nuk pati shumë rëndësi për Realin. pas kësaj sfide, 30 vjeçari ka rezultuar vendimtar për Realin duke i dhënë pikë të çmuara skuadrës së tij.

Ishte Ramos ai që shënoi golin e barazimit me Villarrealin në fazën e parë, shënoi golin e barazimit në Camp Nou  ndaj Barcelonës dhe golin e fitores në kohën shtesë ndaj Deportivos.

Po kështu ai i dha fitoren Realit të Madridit ndaj Malagës. I vetmi që e kalon Sergio Ramos për kontributin e tij në pikët e grumbulluara në kampionat nga Reali është Cristiano Ronaldo. portugezi ka shënuar 19 gola duke i dhuruar skuadrës Merenges 10 pikë./Insajderi.com