Real Madridi me një këmbë në çerekfinale

Real Madridi me një këmbë në çerekfinale

Skuadra mbretërore Real Madrid ka mposhtur Romën në Olimpico, me rezultat të pastër 2 me 0, duke i dhënë përparësi madrilenëve para ndeshjes së kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Ekipi i Zidanes nuk ka lënë vend për surpriza duke e vulosur që në ndeshjen e parë sfidën e cila zhvillohet në dy ture.

Madrilenët shënuan përmes Ronaldos në minutën e 56′, dhe rezultatin e thelloi i inkuadruari në pjesën e dyte, Jese Rodriguez. Për Romën u paraqit edhe kapiteni Francesco Totti, i cili u rikthye nga një lëndim qe e kishte lenë jashtë për më shumë se tre muaj.

Ndeshja e kthimit në mes të këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet në Madrid, pas 2 javësh, ndeshje në të cilën Reali futet me një këmbë në çerekfinale falë avantazhit të krijuar në ndeshjen e sotme.