Real Madridi kërkon një mbrojtës

Real Madridi kërkon një mbrojtës

Real Madridi është duke monitoruar Davinson Sanzhezin.

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, Real Madridi është gati të hidhet në sulm për qendërmbrojtësin e Ajaxit, Davinson Sanzhez, raporton Don Balon.

Kolumbiani ka qenë i lidhur me një kalim në Londër të Tottenham për disa ditë me radhë, por presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është gati të bëjë një ofertë për 21 vjeçarin që ka shkëlqyer sezonin që lamë pas.

Sanzhez shihet si një mbrojtës me të ardhme të madhe dhe Zidane dëshiron një tjetër në stol, përveç Vallejos dhe Nachos./Express/