Real Madridi përgatit transferimin më të madh të verës, përforcimi kushton 200 milionë euro

Real Madridi përgatit transferimin më të madh të verës, përforcimi kushton 200 milionë euro

Real Madridi është duke përgatitur transferimin e madh të radhës në afatin kalimtar.

Gjiganti madrilen duket se ka gjetur përforcimin e radhës për merkaton e verës së 2018-tës, raporton ‘Marca’, përcjell Insajderi.

Kampioni spanjoll dhe evropian, është i gatshëm të paguajë shumën e 200 milionë eurove për ish-yllin e Barcelonës, Neymar.

‘Los Blancos’ nuk kanë në plan të bëjnë ndonjë transferim të madh gjatë afatit të janarit, duke konsideruar se do të kenë shërbimet e talentit të ri brazilian, Vinicius Junior.

Reali verën e kaluar tentoi të sigurojë transferimin e Kylian Mbappe, dhe përkundër faktit se futbollisti u pajtua për të nënshkruar kontratën, familja e francezit vendosi që të mos kompletohej marrëveshja, për shkak të arsyeve ekonomike.

Pasi nuk arriti të nënshkruajë me francezin, skuadra e Zidane e ka shndërruar në prioritet transferimin e Neymarit, i cili këtë verë u bë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi kompletoi kalimin te Paris Saint-Germain.

Sipas ‘Marca’, për Neymarin, Real Madrid është i gatshëm të paguajë shumën e 200 milionë eurove, derisa te PSG, ai u transferua për 222 milionë euro. /Insajderi