Real Madrid: Nuk do ta shesim kurrë Kovacic

Real Madrid: Nuk do ta shesim kurrë Kovacic

Saktësisht, në mënyrë shumë preçize, në çdo merkato të futbollit, emri i ish-futbollistit të Inter, Mateo Kovacic, tashmë një prej yjeve rezervë të Real Madrid, përflitet për një transferim të mundshëm në kampin kuqezi të Milan, i përcaktuar në çdo rast si një objektiv i klubit të “Djajve”, por më pas kurrë nuk është bërë pjesë e tratativave zyrtare.

Pikërisht në lidhje me këtë çështje ka folur drejtori i përgjithshëm i Real Madrid, Angel Sanchez, i cili në mikrofonin e të përditshmes kroate, Sportske Novosti,u shpreh mbi të ardhmen e futbollistit 23-vjeçar. “Mateo nuk është në shitje dhe ne nuk do ta lëshojmë kurrë atë.

Nëse do të mbërrinte ndonjë ofertë në janar, do t’ja kthejmë pas ofertuesit. Gjatë verës së fundit kemi patur shumë kërkesa, por jo nga Milan, shkruan telesport.

Është një djalosh inteligjent dhe e di në mënyrë perfekte se do të kishte luajtur si titullar në çdo klub që e ka kërkuar, por është gjithashtu i ndërgjegjshëm për faktin që ne besojmë tek ai për të ardhmen”, deklaroi drejtuesi i “Los Blancos”