Real Madrid me katër mungesa në ndeshjen e sotme

20.08.2017 11:46
Real Madrid me katër mungesa në ndeshjen e sotme

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme ndaj Deportivo La Coruna

Në mesin e 19 lojtarëve të ftuar nuk janë Cristiano Ronaldo, Mateo Kovacic, Jesús Vallejo dhe Borja Mayoral.

Portugezi është i suspenduar, derisa Kovacic e Vallejo janë të lënduar. Kurse, Mayoral nuk është ftuar nga Zidane për arsyeje teknike, përcjell Express.

Deportivo La Coruna – Real Madrid do të përballen sonte, nga ora 22:15, në kuadër të xhiros së parë të La Ligës.