Real Madrid ka në shënjestër mbrojtësin shqiptar të Betisit

12.03.2017 08:19
Real Madrid ka në shënjestër mbrojtësin shqiptar të Betisit

Forma e dobët dhe lëndimet e shpeshta të Fabio Coentraos ka bërë që Marcelo të jetë zgjedhja e vetme e trajnerit Zinedine Zidane për krahun e majtë.

Kjo ka alarmuar edhe skuadrën spanjolle, e cila është në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Sipas AS, Reali ka targetuar dhe dëshiron të transferojë mbrojtësin e majtë të Betisit, shqiptarin 23 vjeçar, Riza Durmishi, i cili luan për Kombëtaren e Danimarkës.

Durmishi sipas Marcas ka karakteristika të Marcelos, por edhe të legjendës së Realit, Roberto Carlos, pasi është i fortë në defanzivë, bënë punë të mirë në sulm dhe ka një goditje të fortë me të majtën.

Për Durmishin interesim ka shprehur edhe skuadra e madhe angleze Liverpool, ndërsa klauzola e tij është 20 milionë euro.