Real Madrid humbi 35 milionë euro nga “biznesi” me James Rodriguez

Real Madrid humbi 35 milionë euro nga “biznesi” me James Rodriguez

James Rodriguez sot edhe zyrtarisht është larguar nga Real Madrid për të kaluar në Bayern Munich.

Lajmi është konfirmuar nga të dy skuadrat, ku James është huazuar për dy sezone, me të drejt blerje në fund.

Shuma e huazimit nuk është bërë e ditur nga të dy skuadrat, por këtë e ka bërë e përditshmja gjermane, Bild.

Real Madrid do të përfitojë nga 5 milionë euro në sezon nga huazimi i kolumbianit, ndërsa nëse bayerni vendos ta transferojë në vitin 2019, atëherë duhet të paguajë edhe 35.2 milionë të tjera.

Krejt transferimi i Jamesit do të kushtonte 45.2 milionë euro.

Kjo shifër është shumë më e vogël se sa Real Madrid pagoi në vitin 2014, ku Monaco përfitoi 80 milionë euro. /Insajderi.com