Real bie në Valencia, hapet La Liga [Video]

Real bie në Valencia, hapet La Liga [Video]

Valencia ka fituar 2-1 ndaj Real Madrid në “Mestalla” dhe kampionati spanjoll është më i hapur se kurrë, pasi “Los Blanco”-s nuk arritën të përfitojnë nga një prej dy ndeshjeve të prapambetura (tjetra është ndaj Celta Vigo), për të rritur diferencën me ekipet ndjekëse.

Gjithçka ndodhi në pjesën e parë ku Zaza dhe Orelleana shënuan për vendasit, ndërsa Cristiano Ronaldo ngushtoi diferencën për miqtë.

Kjo humbje e lë Real në krye të kampionatit me një pikë më shumë dhe një ndeshje më pak se Barcelona. Sevilla është e treta, tre pikë larg kreut.

Valencia kaloi në avantazh pas vetëm katër minutash lojë me anë të Simone Zaza. Sulmuesi italian shënoi një gol të mrekullueshëm, të dytin për të në dy ndeshjet e fundit, pasi kontrolloi topi në qendër të mbrojtjes dhe mposhti portierin Navas me një kthesë të befasishme, shkruan telesport.

Pesë minuta më vonë, Valencia goditi sërish kur gjatë një kundërsulmi Luis Nani shërbeu për Orellana, i cili tundi rrjetën i vetëm përballë portieri kundërshtar.

http://dai.ly/x5ctoo4