Reagon “Swiss Diamond”: Konflikti nuk ka ndodhur në hotelin tonë

Hoteli “Swiss Diamond” njofton se konfilkti ndërmjet këngëtarëve shqiptar, Rigels Rajku - Noizy dhe Ylber Abdullahu – Cozman nuk ka ndodhur në brendi të hotelit të tyre, por në rrugën “Tring Smajli”.

Përmes një komunikate të lëshuar për medie, hoteli në fjalë kërkon të sqarojë se konflikti ndërmjet këngëtarëve të estradës shqiptare ka nisur në rrugën përballë hotelit, me emrin “Tring Smajli”.

“’Swiss Diamond Hotel’ sqaron se lajmi I pasqyruar në mediet elektronike dhe të shkruara, për konfliktin ndërmjet disa personave të estradës, nuk ka ndodhur në brendi të hotelit, ashtu siç është raportuar”, thuhet në komunikatën e hotelit “Swiss Diamond”.

“Mirë po i njëjti konflikt verbal nga rruga ‘Tring Smajli’ është bartur në oborrin, gjegjësisht në parkingun e Hotelit”, sqaron hoteli “Swiss Diamond”.

Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të hotelit “Swiss Diamond”, sot në Prishtinë. Në përplasje ishin të përfshirë këngëtarët e estradës shqiptare, Noizy dhe Cozman.