Reagon Shpend Ahmeti pas vendimit për rinumërim të votave në Prishtinë

23.11.2017 10:42
Reagon Shpend Ahmeti pas vendimit për rinumërim të votave në Prishtinë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së që votat për balotazh në Prishtinë të rinumërohen.

“Nuk ndryshohet vullneti i qytetarëve, sado që merrni vendime të padrejta!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Ende pa u numëru votat PZAP vendos me e rinumëru Prishtinën edhe pse asnjë kuti nuk ka shku në karantinë e asnjë ankesë nuk ka pas”, ka thënë Ahmeti si përgjigje ndaj një komentuesi.

Për më tepër, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) vendosi që Prishtina dhe Prizreni të shkojnë në rinumërim të votave./Insajderi.com