BE reagon për incidentin në Mushtisht

BE reagon për incidentin në Mushtisht

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka shpreh shqetësim rreth incidentit në Mushtisht sot duke thënë se i respekton plagët e luftës, por respekti për të drejtën e kthimit të serbëve është i nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë

“BE-ja në Kosovë shpreh shqetësim rreth incidentit sot në Mushtisht dhe lavdëron policinë për parandalimin e lëndimeve dhe dëme materiale. Ne i kuptojmë plagët e luftës, por respekti për të drejtën e kthimit të serbëve, është i nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë”, shkruan Zyra e BE-së në Kosovë.

Sot paradite katër autobusë me qytetarë serbë nuk janë lejuar të kalojnë rrugën për të hyrë fshatin Mushtisht, pas një proteste të organizuar nga fshatarët e Mushtishtit. /Insajderi.com