BE reagon pas pezullimit të dialogut me Serbinë

BE reagon pas pezullimit të dialogut me Serbinë

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës, që kërkon pezullimin e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e plotë të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Përmes një komunikate për media, BE ka thënë se pezullimi i dialogut nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve dhe nuk është në linjë me përkushtimet e vazhdueshme të bëra nga Kosova.

Sipas BE-së, “përparimi në dialog është përparim e saj në rrugën drejt BE-së”.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës, që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel dhe kështu të avancojnë edhe në normalizimin e marrëdhënieve dhe në perspektivën e saj evropiane”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian.

Kuvendi miratoi sot një rezolutë që kërkon lirimin e menjëhershëm të Haradianjt, i cili që nga janari po mbahet në arrest në Francë, bazuar në një urdhër ndërkombëtar të lëshaur nga Serbia. Përvec kësaj, Kuvendi vendosi të pezullojë bisedimet deri në lirimin e tij./Insajderi.com