Reagon Pacolli për seancën e sotme të Kuvendit

14.08.2017 12:05
Reagon Pacolli për seancën e sotme të Kuvendit

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj shkrimeve se partia e tij po e bojkoton seancën e Kuvendit.

Ai ka thënë se deputetët e AKR-së janë në Kuvend, duke treguar se janë të përgjegjshëm dhe nuk po i bllokojnë seancat.

“Nga bankat e Kuvendit, po dëgjoj debatin e kolegëve te VV dhe njëkohësisht po lexoj si AKR ka bojkotuar seancën e Kuvendit”, ka shkruar Pacolli.

“Jo, ne të AKR-së jemi këtu, nuk kemi bllokuar e as që do të bllokojmë seancat e Kuvendit, jemi si gjithmonë të përgjegjshëm!”, ka përfunduar Pacolli, duke ia bashkëngjitur postimit të tij disa fotografi që dëshmojnë se ata janë të pranishëm në seancën e Kuvendit./Insjaderi.com