Reagon kryetari i Odës së Avokatëve për plagosjen e Azem Vllasit    

Reagon kryetari i Odës së Avokatëve për plagosjen e Azem Vllasit      

Kryetari i Odës së Avokatëve, Osman Havolli pas plagosjes së avokatit Azem Vllasi tha se është tepër shqetësuese rasti i sotëm dhe me këtë sipas tij cenohet siguria e avokatëve.

Havolli bëri të ditur se Vllasi është plagosur rreth orës 7:15 të mëngjesit.

Ai tha se është tepër shqetësuese kjo ngjarje pasi cenohet siguria e avokatëve.

“Gjendja e Vllasit është jashtë rrezikut për jetë, tani presim që policia t’i kryej hetimet e nevojshme”, ka thënë Havolli.

Havollit ka thënë se Oda e Avokatëve të Kosovës shpreh brengën dhe shqetësimin shumë të madh sepse kjo është goditje në sistemin e drejtësisë së Kosovës. /Insajderi.com