Përgjigja e drejtuesve të rrjetit social pasi një burrë në Ohio vrau një të moshuar duke po" />

Reagon Facebook për vrasjen që u publikua në këtë rrjet social

Reagon Facebook për vrasjen që u publikua në këtë rrjet social

Përgjigja e drejtuesve të rrjetit social pasi një burrë në Ohio vrau një të moshuar duke postuar në Facebook videon e vrasjes është se askush nuk i ka sinjalizuar për pamjet e rënda për rreth dy orë.

Rrjeti social bëri të ditur se do të rishikojë rregullat për hedhjen e përmbajtjeve video dhe materialeve të tjera të diskutueshme. Ky rishikim, i shoqëruar nga vetëdija se duhet ‘bërë më shumë’ është publikuar mbrëmjen e të hënës nga Justin Osfosky, zv. President i Veprimeve Globale të Facebook.

Rrjeti social, që ka 1.8 miliardë përdorues, shpjegoi se do e bëjë më të thjeshtë për përdoruesit që të sinjalizojnë përmbajtjet e papërshtatshme, dhe do të bëjë të mundur që në momentin që sinjali vjen tek social, procesi eventual i fshirjes të bëhet sa më i shpejtë, dhe kjo falë “moderimit njerëzor të inteligjencës artificiale”.

Por është e pamundur thotë kompania të bllokosh menjëherë që nga burimi procesin. Çdo minutë në botë 3.3 milionë postimet hidhen online. Por ajo që ndodhi për Pashkët solli një sërë problemesh serioze për Facebook, q në muajt e fundit ka pasur një numër në rritje të episodeve që shpërndajnë në platformë abuzime dhe dhunë.