Reagon edhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit për rinumërim të votave

Reagon edhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit për rinumërim të votave

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së që votat e balotazhin për këtë komunë të rinumërohen.

Ky vendim ka qenë i çuditshëm për kandidatin Haskuka pasi sipas tij, asnjë vërejtje nuk ka pasur për procesin zgjedhor në Prizren.

Madje, ai ka shkruan se vendimi i PZAP-së për rinumërimin e votave të Prizrenit erdhi pas dy deklaratave të komisionerëve të PDK-së, ku për njërin prej tyre ai tha se është tërhequr, duke thënë se nënshkrimin e deklaratës e ka bërë nën presion të komisionerëve të PDK-së.

Sipas Haskukës, në vend se prokuroria dhe gjykatat të merren me presionin që është ushtruar ndaj komisionerëve, ata merren me rinumërimin e votave.

Reagimi i plotë i tij:

Fundi i demokracisë

Të gjithë monitoruesit ndërkombëtarë, ambasadat por edhe BE nuk patën asnjë vërejtje për procesin zgjedhor në Prizren dhe Prishtinë. Lexova raportin preliminar të vëzhguesve të Bashkimit Evropian dhe nuk ka asnjë vërejtje për procesin zgjedhor në Prizren dhe Prishtinë. Shoqëria Civile nuk ka asnjë vërejtje për procesin zgjedhor në Prizren dhe Prishtinë. Në asnjë vendvotim nuk është kontestuar procesi i votimit apo i numrimit nga asnjëri komisioner apo vëzhgues, çdo kuti ka qenë e nënshkruar nga të gjithë komisionerët dhe asnjë kuti nuk ka shku në karantinë.

Por pasi që e kuptuan rezultatin në Prizren 3 ditë më vonë PDKja dërgon një ankesë me dy deklarata të nënshkruara të vëzhguesve, nga këta dy deklarues njëri nga ata tërhiqet dhe thotë që deklaratën ka nënshkruar nën presion e zyrtarëve të PDKsë. Pas këtij procesi në vend të fillon procedura për kërcnim dhe falsifikim nga prokuroria dhe gjykatat kundër personave të PDKsë në Prizren, vjen ky vendim i PZAPsë.

Pra në vend që sot të përfundohet leximi i votave me kusht dhe që të validohet fitorja jonë PZAP vendos me rinumru të gjitha vendvotimet, bile edhe votat qe ende as nuk janë numruar pra votat me kusht. Rinumrimi nuk do të ish problem po që se të gjitha kutitë do të ishin në karantinë, por ja që 4 ditë mbasi që kutitë me vota kanë nejt jashtë karantine por kerkohet rinumirmi.

Pra me vendos rinumirimin e dy qyteteve me 400,000 banorë në bazë të një ankese e cila po kuptohet që është dhënë nën presion është fundi i demokracisë në Kosovë. E kush vendos për këtë? Një far gjyqtari i kapur i PZAPsë përmendet edhe në aferën Pronto.

Përndyshe unë jami bindur që me rinumrim votat tona do të shtoheshin ppo të ishin gjitha kutitë në karantinë.

A do të kemi Klanin PRONTO apo Demokracinë vendosim ne në ditët në vijim?