Reagon Bekim Jashari – tregon pse shkoi në shtëpinë e Sami Lushtakut të cilin e kishte quajtur tradhtar të familjes së tij

Reagon Bekim Jashari – tregon pse shkoi në shtëpinë e Sami Lushtakut të cilin e kishte quajtur tradhtar të familjes së tij

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas kritikave se ai kishte vizituar Sami Lushtakun, në shtëpinë e këtij të fundit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Jashari ka shkruar se vizita e tij ka qenë në cilësinë e shoqëruesit të kryeministrit Haradinaj, pasi që të dy këta para se të shkonin kishin zhvilluar një takim në ambientet e Komunës së Skenderajt.

Jashari ka shtuar se ai qëndron prapa deklaratave të tij, i cili kohë më parë kishte thënë se Lushtaku e kishte tradhtuar familjen Jashari, duke e lënë të vetëm në luftë.

“Sot kisha kënaqësinë t’a takoj në Komunën tonë Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj me të cilin biseduam për projektet e Komunës së Skenderajt. Kryeminstrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj e falënderoj për vizitën dhe mbështetjen e tij. Sot me kërkesën e tij si nikoqir i Komunës, e shoqërova z. Haradinaj, edhe në një ndejë private te ish-kryetari Sami Lushtaku. Prandaj dua të sqaroj gjithë opinionin se unë si nikoqir i Komunës isha shoqërues i Kryeminstrit dhe asgjë më shumë. Vazhdoj të jem Kryetar i Skenderajt transparent, llogaridhënës dhe nuk ka asnjë lëkundje në projektet tona për zhvillim të Skenderajt dhe qëndroj prapa të gjitha deklaratave të mia për të gjitha zhvillimet. Qytetarët e Skënderajt po e shohin frymen e re të qeverisjes me transparencë dhe llogaridhënie, pa korrupsion me duar të pastërta, me synim të qartë arsimin dhe zhvillimin e Skenderajt”, ka shkruar Jashari.