Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj raportimeve të disa medieve kosovare se ai ka qëndruar në një jaht në Budva, derisa ka thënë se po qëndron në push" />

Reagon Ahmeti: Nuk kam udhëtuar me jaht, jam në pushime

Reagon Ahmeti: Nuk kam udhëtuar me jaht, jam në pushime

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj raportimeve të disa medieve kosovare se ai ka qëndruar në një jaht në Budva, derisa ka thënë se po qëndron në pushime me familjen në Mal të Zi.

Të shtunën, Gazeta Metro ka siguruar një foto në të cilën shihet kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në një jaht, që siç raporton Gazeta Metro ndodhet në Mal të Zi.

Sipas raportimeve të këtij mediumi, Ahmeti të premtën pasi kishte ndjekur ndeshjen Kosovë-Islandë, kishte udhëtuar për në Budva.

Por vet Shpend Ahmeti tha se nuk ka shëtitur me kurrëfarë jahti dhe se po i kalon pushimet së bashku me familjen e tij.

Në një bisedë me portalin “Periskopi”, Ahmeti tha se mbrëmë ishte në Shqipëri për ta parë ndeshjen e futbolit mes Kosovës dhe Islandës, ndërsa sot, së bashku me familjen e tij, ka vazhduar pushimet në Mal të Zi.

“Me kurrëfar jahti nuk kam udhëtuar. Jam me grua e me fëmijë për vikend në pushim pas lojës së mbrëmshme”, ka deklaruar i pari i Prishtinës.

Ahmeti refuzoi të komentojë më tej për këtë çështje. /Insajderi.com