Reagojnë organizatorët e “Beerfest”

Reagojnë organizatorët e “Beerfest”

Njëra nga organizatoret e festivalit të birrës në Prishtinë, Engjëllusha Latifi, e ka quajtur të vogël incidentin që, sipas saj, fillimisht kishte ndodhur mes dy të rinjëve

Pastaj, sipas Latifit, turmën e kishte përfshirë paniku dhe kishte nisur të vraponte.

“Nuk ka incident aq të madh sa është paraqitur. Por edhe një incident i vogël në këso raste mund të shkaktojë tollovi si kjo e sotmja”, ka thënë Latifi.

“Ne jemi në bashkëpunim shumë të ngushtë me Policinë e Kosovës. Dhe ata prej fillimit kanë qenë këtu për të garantuar sigurinë”, ka thënë ajo.