Reagimi i Xhelal Sveçles për intervistën e Ymerit

Reagimi i Xhelal Sveçles për intervistën e Ymerit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka reaguar pas intervistës së dhënë pak orë më parë nga kryetarit i partisë Visar Ymeri.

Ai ka shkruar në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Përgjithshme të Vetëvendosjes. Ai ka thënë se në televizion dëgjuam se nuk duhet të mbahet mbledhje tash por në një kohë tjetër.

Shkrimi i tij i plotë:

Demokracia e brendshme nuk jetësohet duke e anashkaluar procedurat, mbledhjet dhe rregullat që kemi zbatuar çdo herë.

Ne kemi kërkuar të mbajmë mbledhje të kryesisë e ato janë shtyrë apo nuk janë mbajtur. E këtë besoj tashmë e kanë lexuar të gjithë në letrën që i kam drejtuar kryesisë.

Tash dëgjuam në TV sesi as Këshilli i Përgjithshëm nuk duhet të mbahet tash por në një kohë tjetër.

U tha se nuk është i dobishëm diskutimi në Këshill të përgjithshëm. E po ashtu këtë diskutim nuk e ka bërë asnjëherë më parë në mbledhje të kryesisë por sot e pamë në TV.

E si. përmes të ashtuquajturave rrugë konsensuale?

Si? Albini nuk bën e unë, Visari ndoshta …

Disa individë dojnë t’ia imponojnë qëndrimet dhjetramijëra aktivistëve. Le të flasin këta dhjetramijëra aktivistë, në këshillin e përgjithshëm përmes delegatëve të tyre, e veç e veç përmes votës në zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes. Kurse këta të deklarohen a janë pronarë, a kanë drejtë vetoje apo të drejtë shantazhi.