Reagimi i vëllait të Oliver Ivanoviqit

Reagimi i vëllait të Oliver Ivanoviqit

Vëllai i Oliver Ivanoviqit, Miroslav Ivanoviq, deklaroi sot se Ivanoviq nuk ishte i gatshëm të përhapë panik dhe nuk i kishte marrë seriozisht kërcënimet, madje edhe kur iu dogj vetura para një kohe

Oliver Ivanoviq është vrarë sot para zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Pas vrasjes së tij kanë reaguar kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë. Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova mund të angazhojë FBI-në për hetimin e rastit.

Ndërkaq, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar që edhe Serbia të përfshihet në hetimin e rastit Ivanoviq. /Insajderi.com