Reagimi i Shpend Ahmetit pas ndryshimit të rezultatit në Prizren

Reagimi i Shpend Ahmetit pas ndryshimit të rezultatit në Prizren

Shpend Ahmeti ka reaguar pas lajmit të mirë që mori Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, komunë në të cilën pas rinumërimit të një vendvotimi nga KQZ-ja, Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje i janë shtuar edhe 55 vota më shumë.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), Adnan Rrustemi, ka thënë se pas rinumërimit të një vendvotimi në Prizren, i janë shtuar 55 vota më shumë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka – i cili prin në garë ndaj Shaqir Totajt të PDK-së.

E, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur i habitur me këtë ndryshim të rezultatit.

“Qysh? Me nje kuti të rinumëruar +55 për Mytaherin a?”, ka thënë Ahmeti, përmes një reagimi në Twitter. /Insajderi.com