Reagimi i Shpend Ahmetit pas fitores në Prishtinë

26.11.2017 16:16
Reagimi i Shpend Ahmetit pas fitores në Prishtinë

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka fituar edhe një mandat në krye të Kryeqytetit. Fitorja e tij është konfirmuar vetëm pasi janë numëruar votat me kusht dhe ato me postë. Ahmeti ka dalë para Arban Abrashit vetëm me 128 vota.

E pas disa minutave pas numërimit, Ahmeti ka dal në një konferencë për media. Ai ka falënderuar votuesit që ia besuan edhe një mandat për qeverisjen e Prishtinës.

 

“Në këtë kohë në fushata zakonisht gjuha bëhet më e ashpër. Unë zotohem se do të punojë në bashkimin e të gjithë atyre që janë për vazhdimin e reformave për luftimin e korrupsionit”, ka thënë Ahmeti në konferencën për media.

Ai thotë se që nga nesër do të fillojë me zbatimin e zotimeve që i ka dhënë gjatë kohës së fushatës.

“Edhe një herë e konfirmoj se ne do të vazhdojmë edhe më shumë këmbëngulje për zhvillimin e mirëqenies për komunën e Prishtinës. I ftoj të gjithë ata që janë të interesuar të na bashkëngjiten në këtë beteje. Tash është koha që t’i plotësojmë zotimet tona. Një falënderim sot shkon për diasporën që konfirmoi votat tona. Falënderoj dhe i uroj të gjithë për këtë proces zgjedhor”, ka thënë Shpend Ahmeti.

Tutje ai i ka ftuar qytetarët që në ora 19:00 të dalin në shesh e të festojnë për fitoren e këtij subjekti politik në Prishtinë.