Reagimi i Molliqajt pas lirimit të deputetëve dhe vendimit për mos rinumërim

25.11.2017 17:00
Reagimi i Molliqajt pas lirimit të deputetëve dhe vendimit për mos rinumërim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka reaguar pas vendimit të gjykatës për mos rinumërimin e votave në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit.

Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se me vendimin e gjykatës ka dështuar klani printo ndërsa ka fituar Vetëvendosje.

“Tentuan ta ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve në Prishtinë dhe Prizren përmes Pronto gjyqtarit Hasan Shala. Gjykata Supreme ua hodhi poshtë vendimin. Ata dështuan, ne fituam”, ka shkruar Molliqaj.

Më tej Molliqaj ka shkruar edhe për lirimin e deputetëve të VV-së.

“Dje i arrestuan dhunshëm deputetët me urdhra politikë, ndërsa sot i liruan. Ata dështuan, ne fituam. Adean, Atdheun, Frashërin dhe Egzonin i dënuan me mbi 21 vjet burgim pa asnjë provë të vetme. Edhe në këtë rast, ata do të dështojnë e ne do të fitojmë”, ka shkruar Molliqaj./Insajderi.com