Reagimi i kryeministrit kroat për vetëvrasjen e gjeneralit

Reagimi i kryeministrit kroat për vetëvrasjen e gjeneralit

Kryeministri kroat ka thënë se Qeveria kroate shpreh keqardhje për dënimet e shqiptuara dhe rikujtoi për ndihmën dhe mbështetjen që Kroacia i dha Bosnjës kur ata u sulmuan nga forcat serbe, shkruan Jutarnji.hr.

“Ushtria kroate ishte në bazë të marrëveshjes me armatën e Bosnjës dhe kështu parandaluan gjenocidin. Kroacia ishte në aleancë me Bosnjën për të çliruar shumë fusha dhe në këtë mënyrë ka ofruar strehim për qindra mijëra refugjatë nga Bosnja dhe Hercegovina, pavarësisht nga nacionaliteti i tyre”, tha Pletkoviq në konferencë për media.

Kryeministri kroat ka thënë se vetëvrasja e Slobodan Parljak tregon se u bë padrejtësi ndaj gjashtë kroatëve.

“Vepra e tij me të cilën ia mori vetes jetën ishte më e thënie drejt padrejtësisë morale për gjashtë kroatë”, ka thënë kryeministri Pletkoviq.

Ai ka thënë se është absurde se si deri tani nuk ka asnjë përgjegjës nga shteti serb për krimet e kryera transmeton Express.

Praljak është një ndër 6 kroatët që po gjykohen në Tribunalin e Hagës, për krime luftë në Bosnje e Hercegovinë. Ai i ishte bashkuar ushtrisë kroate vullnetarisht kur nisi lufta në Jugosllavi në vitin 1991, kur edhe formoi të cilit iu bashkuan edhe artistë dhe intelektualë kroatë.