Reagimi i Korab Sejdiut pas vendimit të AKR-së për të vepruar jashtë LAA-së

Reagimi i Korab Sejdiut pas vendimit të AKR-së për të vepruar jashtë LAA-së

Ndonëse kishte deklaruar se është kundër një koalicioni me PAN-in (PDK-AAK-NISMA), deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu, ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj partie.

I pyetur pas mbledhjes me anëtarët e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së – që i dha dritën jeshile kreut të partisë, Behgjet Pacolli, që të veprojë jashtë koalicionit LAA (LDK-AKR-Alternativa) – se a do të jetë pjesë e kësaj partie, Sejdiu është përgjigjur pozitivisht.

“Po, natyrisht. Unë në AKR jam, jam deputet i AKR-së”, tha shkurt ai. /Insajderi.com