Reagimi i Xhaferit pas konfrontimit me Gruevskin [video]

Reagimi i Xhaferit pas konfrontimit me Gruevskin [video]

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka reaguar pas konfrontimit me deputetin e VMRO-së Nikolla Gruevskin në Kuvendin e Maqedonisë.

Xhaferi, në konferencë për shtyp, pas miratimit të Ligjit për Gjuhët në Maqedoni, ka thënë se nuk do të marrë masa ndaj Gruevskit, edhe pse ai kishte tentuar ta ndalte me dhunë miratimin e Ligjit për Gjuhët.

“Ligji, sipas Kushtetutës, neni 75, parasheh procedurën e miratimit të Ligjit. Ajo procedurë është respektuar plotësisht. E drejta e Vetos nga kryetari i shtetit nuk nënkupton se kryetari i shtetit ka mundësinë e vlerësimit të ligjit të miratuar në parlament”, deklaroi Xhaferi.

“Unë si kryetar parlamentari nuk kam nevojë për të marrë masa, dhe besoj që qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ashtu siç morën masa në zgjedhjet lokale, do të tregojnë të njëjtën në zgjedhjet e tjera”, u shpreh Xhaferi, duke reaguar ndaj Gruevskit.

ВО ЖИВО ОД СОБРАНИЕ: Прес-конференција на Талат Џафери

ВО ЖИВО ОД СОБРАНИЕ: Прес-конференција на Талат Џафери

Posted by Makfax on Wednesday, 14 March 2018