Reagimi i Thaçit pas takimit me Vuçiqin në Sofje

Reagimi i Thaçit pas takimit me Vuçiqin në Sofje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se sot në Sofje e ka zhvilluar një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Procesi nuk do të jetë fare i lehtë për Kosovën, as për Serbinë. Nuk do të ketë 100 përqindësh për askënd”, ka thënë Thaçi, shkruan Klan Kosova.

“Do të ruhet integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës”.

“Jam pothuajse i sigurt se procesi do të përmbyllet me një konkluzion ‘win-win’ [të dyja palët fituese], i cili nënkupton që edhe Kosova edhe Serbia të kenë të ardhme konkrete europiane”.

“Nuk do të ketë të humbur – edhe Kosova, edhe Serbia do të bëhen pjesë e familjes evropiane. Nuk do të cenohet njëri ose tjetri shtet. Jam i bindur se ky proces do të rezultojnë suksesshëm”, ka thënë Thaçi.