Reagimi i Listës Serbe pasi Vuçiqit iu ndalua vizita në Banjë

Reagimi i Listës Serbe pasi Vuçiqit iu ndalua vizita në Banjë

Një ditë pasi presidenti serb, Vuçiq përfundoi vizitën në Kosovë ka reaguar edhe Lista Serbe.

Deputeti i kësaj partie, Igor Simiq vlerëson se vizita e Vuçiqit e ka arritur efektin e vet.

“Mikëpritja ka qenë e mrekullueshme sidomos pas sjelljes së turpshme në Banjë. Ai inkurajoi serbët se duhet t’i besojnë presidentit të Serbisë”, tha Simiq, transmeton Insajderi.

Duke folur për anulimin e vizitës në Banjë, Simiq tha se kjo tregon që duhet të arrihet një marrëvshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Incidenti në fshatin Banjë tregon se sa është e nevojshme të arrihet një zgjidhje kompromisi, për shkak të mbijetesës së serbëve në Kosovë”, deklaroi ai. /Insajderi.com