Dreshaj: Sa herë që duam e mundim Haki Rugovën

Dreshaj: Sa herë që duam e mundim Haki Rugovën

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka shpallur fitoren e tij në Komunën e Istogut.

Ai ka premtuar një Istog të ri, pasi ka thënë se e “kemi hequr të keqen”.

“Sa herë dojmë e mundim [Haki Rugovën v.j].  Si arsimtar dhe si punëtor i Komunës, unë, siç kam thënë, prej sot jam i qytetarëve të Istogut”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj ka arritur të fitojë 50.1 për qind të votave ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, i cili ka arritur të fitojë 49.9 për qind të votave.

Haki Rugova ka shërbyer si kryetar i Istogut për tetë vite, teksa synon të fitojë edhe një mandat të tretë. /Insajderi.com