Reagimi i deputetit të LDK-së për arrestimin e deputetëve të VV-së

Reagimi i deputetit të LDK-së për arrestimin e deputetëve të VV-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar pas arrestimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në një shënim në Facebook ka ngritur pyetjen nëse prapa këtij skenari qëndron Klani Pronto

Postimi i tij i plotë:

A mos është ky tensionim i situatës i qëllimshëm dhe i planifikuar nga KLANI Pronto? Sa më shumë që Trendafilova po afron aktakuzat speciale, këtu kanë me u inskenu situata krize. Edhe ata që kanë me shkaktua kriza pastaj kanë me i zgjidh dhe kanë me faktorizua si stabilizatorët e Kosovës.

Mos të bëhemi aktor të inskenimeve, të regjisorëve të cilët pasi të shpëtojnë lëkurën e vet do qeshin me injorancën tonë dhe fitoren e tyre.