Reagimi i Bahtirit për arrestimin e Kurtit: Nuk po mund t’i kuptoj

Reagimi i Bahtirit për arrestimin e Kurtit: Nuk po mund t’i kuptoj

Agim Bahtiri nga Aleanca Kosova e Re, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ndaj arrestimit të Albin Kurtit dhe deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se nuk po mund t’i kuptojë organet gjyqësore për urdhrin që të arrestohen deputetët. Përderisa ka kërkuar që të lirohen sa më parë.

“Nuk po mund t’i kuptoj organet gjyqësore, të cilat po japin urdhëresa politike për arrestimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ky arrestim i deputetit më të votuar të Kuvendit të Kosovës, Ablin Kurti dhe kolegeve të tij, është i papranueshëm dhe ata do të duhej të liroheshin sa më parë. Organet gjyqësore duhet të pastrohen nga njerëzit të cilët janë në shërbim të politikës”, ka shkruar Bahtiri./Insajderi.com