Reagimi i ashpër i ish-deputetës ndaj deklaratës së ambasadorit për Islamin

Reagimi i ashpër i ish-deputetës ndaj deklaratës së ambasadorit për Islamin

Ish-deputetja në Kuvendin e Kosovës, Labinotë Demi-Murtezi ka reaguar ashpër ndaj intervistës që ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe Lirim Graiçevci e ka dhënë dje ndaj një mediumi në Britani.

Murtezi përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se një ambasador duhet të jetë i informuar mirë ose më pas bënë gafa të dyfishta.

“Një ambasador duhet të jetë i informuar mirë dhe sakt për vendin e tij si dhe kulturën dhe traditën e vendit në të cilin do ta përfaqësojë vendin e vet. Përndryshe bën gafe të dyfishta, siç kishte bërë z.Lirim Grajçevci”.

“Në Kosovë si në çdo vend tjetër demokratik, secili qytetar zgjedhë me vetdëshirë religjionin, përkatësisht fenë (me gjithë padrejtësitë që shpesh ndodhin në këtë aspekt). Nëse me kalimin e kohës dikush ndërron mendje sa i përket fesë “së trashëguar”, secili mund ta nërrojë atë. E gjithë kjo si zgjedhje e lirë, pa mëkatuar as në variantin e parë e as në atë të dytë. Në anën tjetër, Britania e Madhe shquhet për tolerancë ndërfetare dhe përshtatje të proceseve mësimore edukative e jetës qytetare, karshi çdo nacionaliteti e religjioni”, ka shkruar Murtezi.

Më tej Demi-Murtezi ka pasur disa pyetje për ambasadorin Grajçevci.

“Z.Grajçevci çfarë menduat se do të arrini me deklaratën tuaj, mëkati ynë i vetëm është se jemi muslimanë, në një vend që me votën e tij udhëheqjen e kryeqytetit ia besoi një muslimani? A mos vallë harruat se Londra udhëhiqet nga një musliman???!!! Të kuptohemi, jo vetëm pse ishte musliman. Por se e meritonte udhëheqjen dhe ishte musliman. Po ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, me gjithë integritetin që ka arritur mes nesh duke na respektuar e mësuar gjuhën shqipe, mos vallë do të ketë mëkatuar sadopak që shoqërohet me muslimanët? Mos harroni, ne jemi vetëm 97% shqiptarë muslimanë .Vërtet turp”, ka shkruar ajo.

“Aman, thuaj çka të dush, veç mos trego se në rrugët tona magjistrale çdo kilometër po ndërtohen shtëpi publike, se në shkolla po gjindet drogë e duhan, se mësimdhënësit po konsumojnë alkool bashkë me nxënësit, e për rezultatin tonë në PISA tashmë e dinë sigurisht. Z.Grajçevci, çfarë përvoja do të sillni nga Britania e Madhe për t’i pastruar këto devijime të lartpërmendura? Apo do të mburreni se u bëtë lajm në Kosovë me ‘deklaratën e mëkatuar’?. Asnjë musliman, as katolik as ortodoks shqiptar, nuk e mendon një gjë të tillë për komunitetin e vet fetar dhe as të komunitetit tjetër. Më së miri, tërhiqeni publikisht këtë deklaratë, ngase nuk keni përfaqësuar mendësinë e qytetarëve të Kosovës, duke qenë se jeni përfaqësues i yni atje”, ka përfunduar Demi- Murtezi./Insajderi.com