Reagimi i Aida Dërgutit pasi e quajti m** Albin Kurtin

Reagimi i Aida Dërgutit pasi e quajti m** Albin Kurtin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka kërkuar falje ndaj gjuhës së saj ndaj Albin Kurtit. Ajo ka thënë se fillimisht kishte pritur që Kurti të lirohet nga burgu e pastaj t’i kërkojë falje ati.

“Pas publikimit të një pjese të diskutimit të brendshëm mes Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndjejë nevojën që të kërkoj falje por edhe ta sqaroj atë që është publikuar. I kërkoj falje së pari Albinit, e pastaj secilit anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! opinionit publik për gjuhën e përdorur e mënyrën e të shprehurit në atë diskutim”.

“Këtë nuk e kam bërë deri tash sepse kam dashur ta bëjë së pari para Albinit kur të lirohet nga burgu ku po mbahet padrejtësisht. Siqodoftë tash pasi që kjo u publikua ndihem e detyruar ta bëjë kështu”, ka shkruar Kurti.

Ajo më tej ka thënë se gjuha që ka përdurur është jashtë kornizave normale të diskutimit por, sipas saj kjo ka ndodhur për shkak të disa mospajtimeve politike.

“Gjuha që kam përdorur në komunikimin e grupit të deputetëve është jashtë kornizave normale të diskutimit. Duke qenë kështu ajo është e papranueshme dhe e pajustifikueshme. Një reagim i tillë imi vjen pas disa problemeve e mospajtimeve të thella politike e organizative që i kam me njerëz të caktuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Ka një kohë që brenda organizatës sonë po synon të instalohet një mënyrë e caktuar të menduarit e vepruarit politike që kushtëzon mosbesim e frikë mes aktivistëve e anëtarëve, ku përmes shpifjeve e insinuatave, të pavërtetave e gjysëm të vërtetave, është synuar degradimi publik e eliminimi politik i njerëzve të caktuar. Kjo e rrezikon Lëvizjen sepse instalon një mendësi politike në të cilën mbytet demokracia e diskutimi i sinqertë parimor e i hapur i qëndrimeve tona politike e vendimeve tona organizative”, ka shkruar Dërguti.