Reagimi i Ahmetit pas vendimit për mos rinumërim të votave

Reagimi i Ahmetit pas vendimit për mos rinumërim të votave

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me mos rinumërimin e votave në Prishtinë.

Shpend Ahmeti për Indeksonline ka thënë se me në fund një vendim i drejt i gjyqësorit.

“Më në fund një vendim i drejt i gjyqësorit. Nuk ka pas asnjë bazë ligjore që të merret ai vendim nga PZAP dhe supremja e vërtetoi këtë fakt” ka thënë Ahmeti.

Ai ka shtuar se nuk ka ndonjë arsyeja për zvarritje të numërimit të votave me kusht dhe ato me postë.

“Tash me rëndësi të numërohen sa më shpejtë votat me kusht dhe ato me postë. Nuk ka asnjë arsyeje për zvarritje” ka shtuar Ahmeti.

Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e LVV të bazuar lidhur me mosrinumërimin e votave në Prishtinë dhe Prizren.